Ethet e Nilit në Shqipëri, reagon ISHP: Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, ja si u infektua i moshuari

25 August 2026, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e parë të konfirmuar me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Sipas Vasilit, aktualisht nuk ka raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Epidemiologia shpjegoi se sëmundja transmetohet përmes mushkonjave që bartin virusin, të cilat infektohen kryesisht pasi ushqehen me zogj ose kuaj të infektuar.

“Nuk kemi raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit është një sëmundje që transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar.

Djhe është konfirmuar rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. Pacienti i prekur është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht i izoluar në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr edhe mjekimin përkatës.

Pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore, ai i është drejtuar spitalit ku analizat konfirmuan praninë e virusit. Deri më tani ky mbetet i vetmi rast i identifikuar, pasi testet e kryera te personat e tij të afërt kanë dalë negative.” – tha ajo.

Po ndodh...