Kontrolle të befasishme te “313”-ta, gjendet drogë brenda ushqimit së të burgosurve

Një kontroll i zhvilluar në orët e paradites së sotme në burgun 313, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë ka çuar në zbulimin e një sasie të dyshuar lëndësh narkotike.
Kontrollet janë kryer në qelitë e paraburgimit nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kontrolleve është gjetur një sasi e dyshuar kokaine dhe hashashi. Sipas të njëjtave burime, lëndët narkotike dyshohet se ishin fshehur brenda ushqimeve të të paraburgosurve, në përpjekje për të shmangur zbulimin e tyre gjatë kontrolleve.
Mbetet për t’u përcaktuar sasia e saktë e lëndëve të sekuestruara, ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë verifikimet për të zbardhur mënyrën se si droga ka hyrë në ambientet e burgut dhe personat që mund të jenë përfshirë.
Burgu 313 është një prej institucioneve penitenciare të sigurisë në Tiranë, ku mbahen të paraburgosur dhe të dënuar, përfshirë edhe persona të akuzuar apo dënuar për vepra të rënda penale dhe pjesëtarë të grupeve kriminale. Në këtë institucion mbahet që prej tetorit 2024 edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim në kuadër të procesit penal ndaj tij.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128