EMRAT/ Identifikohen dy viktimat e aksidentit në Golem

Oldion Tusha 42 vjeç banues në Mirditë është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Golem.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët lidhur me aksidentin me motor, ju bëjmë me dije se është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë”, njoftoi policia.
Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 00:20 në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit.
Motomjeti ku udhëtonte Oldion Tusha, drejtohej nga 44-vjeçari Elton Luzati, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa përplasja me bordurën rezultoi fatale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, përcaktimin e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës së dytë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128