Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

Ndalimi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili është bërë i ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas ndryshimeve në rregullat e Bashkimit Evropian për importet e produkteve me origjinë shtazore.
Sipas AKU-së, Brazili është hequr nga lista e vendeve të autorizuara për eksportin drejt Bashkimit Evropian të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor.
Në zbatim të këtyre ndryshimeve, importimi i mishit të shpendëve dhe të gjedhit nga Brazili kushtëzohet nga miratimi i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, AKU sqaron se ngarkesat për të cilat certifikata shëndetësore veterinare është nënshkruar ose lëshuar përpara 3 shtatorit 2026, do të vijojnë të pranohen në pikat e kontrollit kufitar, edhe nëse mbërrijnë në Shqipëri pas kësaj date.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128