Asllani hap derën për largimin nga Interi, Al Jazira nis negociatat për ylin e kombëtares

25 August 2026, 17:25 / SPORT ALFA PRESS
Asllani hap derën për largimin nga Interi, Al Jazira nis negociatat

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, teksa në skenë ka dalë Al Jazira.

ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, është vendosur kontakt i drejtpërdrejtë me mesfushorin shqiptar, ndërsa kanë nisur negociatat mes klubit arab dhe Interit.

Asllani është rikthyer te Interi pas huazimeve te Torino, nga gushti 2025 deri në janar 2026, ku bëri 16 paraqitje, dhe më pas te Besiktas, ku qëndroi deri në qershor dhe regjistroi 17 paraqitje dhe dy gola.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk është pjesë e planeve të trajnerit Cristian Chivu dhe drejtuesit zikaltër po kërkojnë një skuadër të re për të para mbylljes së merkatos.

Opsioni i Monzës është lënë pas, ndërsa Al Jazira po shqyrton mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit. Klubi arab raportohet se po diskuton me Interin për një huazim, ndërsa zikaltërit preferojnë një transferim të përhershëm.

Asllani vlerësohet rreth 10-12 milionë euro, ndërsa zhvillime të reja priten në orët në vijim.

Po ndodh...