Ministri i Jashtëm i Izraelit sot në Tiranë, në axhendë takimet me Ramën dhe drejtuesit e tjerë të shtetit
12 October 2026, 08:47 / POLITIKË

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar.
Burime për gazetarin Muhamed Veliu konfirmojnë se në axhendën e ministrit për ditën e sotme janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shqipëria dhe Izraeli kanë ruajtur ndër vite marrëdhënie pozitive. Lidhjet mes dy vendeve mbështeten edhe në historinë e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë e rrezikuar nga persekutimi nazist.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
Nga Kimete Berisha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
