Pas një mungese 28 vjeçare, Argjentina kërkon të organizojë një garë të Formula 1

Argjentina synon të kthehet në kalendarin e botërorit të Formula 1 pas 28 vitesh mungesë. Ai që e bëri të ditur ishte presidenti i vendit Javier Milei në fjalën e mbajtur prej tij në kongresin e FIA të mbajtur në Buenos Aires.
‘Argjentina që po kthehet të presë një kongres të FIA, është i njëjti vend që i mbledh të gjitha kushtet për të pritur përsëri Formula 1-tha presidenti i vendit amerikanolatin-Argjentina është një vend që i dashuron makinat. Herën e fundit që është mbajtur një Çmim i Madh në Argjentinë, ka qenë në vitin 1998 në autodromin Galvez, por gjatë gjithë kësaj kohe, pasioni i argjentinasve për garat nuk është shuar kurrë; e vetmja gjë që i ka munguar në këto 28 vitet e fundit, është që bota të kthehet të na shohë si një vend që është në gjendje të organizojë një Çmim të Madh’
Javier Milei theksoi se përveç traditën, vendi ka edhe seriozitetin institucional për të pritur një garë të kampionatit më të rëndësishëm të garave automobilistike
‘Kemi traditën, kemi pilotët dhe tani kemi edhe seriozitetin institucional që kërkon kjo kategori përpara se të zgjidhet një vend. Është momenti të hapim gazin në këtë drejtim dhe ky kongres përfaqëson hapin e parë drejt këtij rikthimi’-përfundoi fjalën e tij presidenti i Argjentinës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128