Përplasja ballore që i mori jetën nënës dhe djalit shqiptar në Greqi, kamera e kamionit zbulon sekondat e fundit para tragjedisë

7 August 2026, 11:43 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përplasja ballore që i mori jetën nënës dhe djalit

 

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Serres, ku dy persona, nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën tragjikisht.

Momenti i aksidentit është kapur nga kamera e kamionit, i cili po lëvizte në aksin kombëtar Amfipoli–Drama, pranë Paleokomit. Në pamje shihet se një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt shkel vijën e dyfishtë ndarëse dhe futet në korsinë e kundërt. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesit të kamionit për të frenuar dhe shmangur përplasjen, përplasja ballore rezulton e pashmangshme.

Viktimat janë shoferi 21 vjeçar dhe nëna e tij 43 vjeçe, të cilët po shkonin në punë. Ata ishin banorë të përhershëm të Paleokomit dhe punonin në një kompani të madhe blerjeje dhe menaxhimi pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit.

Po ndodh...