Shqiptari identifikohet si autori i grafiteve me kërcënime ndaj Giorgia Melonit, i ndalohet hyrja në Siena për 4 vite
Nga Alba Kepi
Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është identifikuar nga policia italiane si autori i dyshuar i grafiteve me fyerje dhe kërcënime me vdekje ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe policisë, të shfaqura në muret e Galerisë Metropolitan në qytetin e Sienës.
Sipas autoriteteve italiane, ngjarja ndodhi më 16 qershor, kur mbishkrime të mëdha me bojë të zezë, u shfaqën në qendër të Sienës, ku përveç ofendimeve ndaj Melonit kishte edhe fyerje ndaj efektivëve të policisë. Episodi shkaktoi reagime të forta në qytet dhe hetimet iu besuan menjëherë njësisë speciale Digos, nën koordinimin e Prokurorisë së Sienës.
Falë analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura në zonë, hetuesit arritën ta identifikonin të dyshuarin vetëm gjashtë ditë pas ngjarjes. Megjithatë, ai ishte bërë fillimisht i paarritshëm për autoritetet.
I dyshuari është një 24-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur në Itali dhe me banim në Firence. Sipas autoriteteve, ai gëzon leje qëndrimi për mbrojtje ndërkombëtare prej rreth 15 vitesh dhe frekuenton shpesh Sienën, pasi ka njohje dhe miq në qytet.
Ditët e fundit, i riu është lokalizuar nga patrullat e policisë gjatë kontrolleve në qendrën historike të Sienës. Ai u gjet pikërisht në Galerinë Metropolitan, vendi ku dyshohet se kishte realizuar grafitet.
Pas procedurave të identifikimit nga Policia Shkencore, 24-vjeçari u denoncua në gjendje të lirë për dëmtim dhe ndotje të pronës së tjetrit në rrethana rënduese, kërcënim dhe fyerje ndaj një organi politik ose administrativ të shtetit.
Përveç procedimit penal, shefi i Policisë së Sienës, Ugo Angeloni, ka firmosur ndaj tij një masë parandaluese që i ndalon hyrjen dhe rikthimin në territorin e komunës së Sienës për katër vjet.
Autoritetet italiane theksojnë se hetimet janë ende në fazën paraprake dhe, sipas parimit të prezumimit të pafajësisë, përgjegjësia penale e të riut do të përcaktohet vetëm me një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128