“Balluku ka grup të fuqishëm brenda PS”, gazetari Poli Hoxha: Belinda testoi Ramën në seancën e së enjtes në Kuvend, pr.ligji për TVSH mori 67 vota

Gazetari Poli Hoxha, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” theksoi se zv/kryeministrja Belinda Balluku po lufton dhe me SPAK, por edhe me Ramën.
Hodha tha se Balluku ka një grup shumë të fuqishëm brenda PS, deputetë, krijuar nga fuqia si zv/kryeministre dhe nga klientela e madhe e cdo lloj biznesi e faktori ekonomik.
“Në seancën e fundit të së enjtes ndodhi një incident që u kap pak.
Ishte ligji për tvsh që ishte propozuar nga socialistët dhe e hodhi në votim Peleshi dhe aty ishin të gjithë socialistët. Opozita ishte kundër dhe u votua me 67 vota, pra praktikisht kishte rënë qeveria. Kur e pa Peleshi e anuloi. Ata të PD thanë menjëherë u rrëzua. Por në fakt Peleshi e anuloi”, tha gazetari.
Poli Hoxha: Balluku ndërkohë që fitoi kohë me pezullimin, ka bërë lëvizje të tjera drejtorësh. Ajo po lufton në dy fronte, në frontin e parë po krijon me njerëzit e vet. Nga ana tjetër ka një betejë me PS, në dukje me Ramën, por ajo ka një grup shumë të fuqishëm brenda PS, deputetë, krijuar nga fuqia si zv/kryeministre dhe nga klientela e madhe e cdo lloj biznesi e faktori ekonomik.
Në seancën e fundit të së enjtes ndodhi një incident që u kap pak.
Ishte ligji për tvsh që ishte propozuar nga socialistët dhe e hodhi në votim Peleshi dhe aty ishin të gjithë socialistët. Opozita ishte kundër dhe u votua me 67 vota, pra praktikisht kishte rënë qeveria. Kur e pa Peleshi e anuloi. Ata të PD thanë menjëherë u rrëzua. Por në fakt Peleshi e anuloi. Cfarë ndodhi, aty ndodhi një testim i vogël për ti treguar Ramës që ti nuk i ke 71 vota. Pra ti ke 67, për të mbajtur qeverinë të duhen 71 vota.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128