Balluku në SPAK për mbi 3 orë, gazetari: Ja arsyet kryesore të marrjes në pyetje të zv/ kryeministres

15 Maj 2024, 22:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Balluku në SPAK për mbi 3 orë, gazetari: Ja arsyet kryesore
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje në lidhje me thirrjen e sotme të zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK.

Ai u shpreh se nga thirrja e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK te ajo e Ballukut janë thirrur zyrtarë të tjerë të bashkisë Tiranë dhe kjo çështje mund të mbyllet në fund të muajit.

Sipas tij ndër arsyet kryesore të thirrjes së saj janë bërë fondet e akorduara nga ministria e linjës për inceneratorin e Tiranës dhe mënyra si është vepruar për monitorimin e projektit.

Nga thirrja e Veliajt te kjo e Ballukut janë thirrur zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe me shumë mundësi kjo çështje mund të mbyllet në fund të muajit. Më shumë thirrja është bërë për fondet që ministria e linjës ka akorduar dhe si është vepruar për monitorimin e këtij projekti nga zyrtarët e ministrisë dhe bashkisë, të cilët duhet të denonconin çdo avari dhe të vendosnin në dijeni institucionet.

Besoj se ndër arsyet kryesore është pikërisht kjo. Njësia e zbatimit të projektit është ngritur, por anëtarët e bashkisë në të nuk kanë shkuar në mbledhje për 2 vite dhe nuk ka funksionuar. Kjo është një ndër arsyet kryesore, por është edhe lëvrimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh ai.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128