Berisha firmos marrëveshje elektorale me Dulen e PBDNJ, i lë të lira zona në Jug të vendit

25 Janar 2023, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha firmos marrëveshje elektorale me Dulen e PBDNJ, i lë të

Partia Demiokratike e Rithemelimit dhe PBDNJ kanë firmosur sot një marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ajo është nëshkruar nga kryetarët respektivë Sali Berisha dhe Vangjel Dule.

Sipas kësaj marrëveshje, Partia Demokratike, i ka lënë tre zona te lira PBDNJ në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull.

Në bashkinëe Himarës është vendosur te garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu dhe në Dropull, Anastas Maneka.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule më 21 janar zgjedhoi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias.

 

Po ndodh...