Idrizi: Alimehmeti do ishte kandidat qe mobilizonte përtej PD-së

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të ishte mjeku Ilir Alimehmeti, i cili do të arrinte të prekte pjesën gri të elektoratit që nuk doli fare në zgjedhje.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24 ai u shpreh se PD duhej të kuptonte që duhet të dilte mbi veten dhe të gjente një kandidat përtej militantëve.
“Mënyra si u zhvillua fushata do na çonte drejt kësaj mospjesëmarrjeje. Gjuha e kryeministrit, për të stigamtizuar opozitën, donte të mobilizonte të vetët por në këtë grackë ra opozita.
Ata që duhet të bëjnë ndryshimin, pra zona gri nuk votoi fare. Fushata u zhvillua e tillë që të dy palët iu drejtuan vetëm militantëve,.
Raporti i OSBE flet për ndërhyrjen e shtetit dhe blerjen e votës.
Duhet reflektim i thellë. Surprizë ishin Shkodra e Himara.
Sa i përket Tiranës, do dëshiroja kandidat të ishte Alimehmeti se mund të mobilizonte një pjesë tjetër të PD. Kishte një background të mirë jo një militant i PD, kishte bërë një PR të mirë gjatë pandemisë, na çonte përtej PD-së. Sa për militantët është më e madhe dhe e organizuar PS.
PD duhet të kuptonte që duhet të dilte përtej vetes me një kandidat që e çonte përtej militantizmit, që e çonte në zonën gri. Ai mund të katalizonte më mirë zonën gri. Dy kandidatë kryesorë i drejtoheshin më shumë njëri tjetrin, nuk pashë një projekt për Tiranën, një metropol, Tirana nuk është vetëm një konvikt dhe zona rezidencale”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




