Marrëveshja me Italinë për emigrantët, të mërkurën viziton kampin e Gjadrit ish-kryeministri italian Matteo Renzi

24 Mars 2025, 20:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, të

Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi do të vizitojë të mërkurën kampin e Gjadrit në Lezhë.

Kjo vizitë vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.

Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

 

Po ndodh...