Pazar i ofruar për Salianjin/ Deputeti zbutet dhe ndryshon qëndrim për aksionin opozitarë

24 Janar 2024, 20:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Pazar i ofruar për Salianjin/ Deputeti zbutet dhe ndryshon qëndrim

Ndonëse nisma për t’u futur në pazar me Edi Ramën për të shpëtuar deputetin Ervin Salianji nga burgu në këmbim të votës për amnistinë e të burgosurve ishte e deputetit Ferdinand Xhaferraj, një gjë të tillë e konfirmoi ditën e sotme edhe Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj interesit të gazetarëve.

Kaq iu desh deputetit Salianji që ditën e sotme të mos humbasë kohë dhe të dalë në disa televizione dhe të flasë për aksionin e opozitës në të ardhmen, ku, sipas tij, opozita duhet të ndryshojë qëndrim përsa i përket flakadanëve dhe bllokimit të seancave plenare.

Pra, tani që bëhet fjalë për pazar nga deputetët e Rithemelimit me Edi Ramën për të shpëtuar Salianjin nga burgu, opozita duhet të ndryshojë strategji dhe të lejojë zhvillimin e mbledhjeve dhe aksionin e saj ta shtrijë në sheshe të mëdha.

Po a i mblidhet kush Sali Berishës dhe Gazment Bardhit në këto kushte?

Sigurisht që shqiptarët dhe demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke i lënë vetëm me një grusht të vogël njerëzish çdo natë te “Rrugica e të Marrëve”, por fakti është i qartë që Salianjit, Bardhit, Xhaferrajt dhe të tjerëve, nuk u intereson aksioni politik, por se çfarë mund të përfitojnë ndonjë gjë të vogël për veten e vet.

Bardhi do të bëhet lider i madh, Salianji do të shpëtojë nga burgu, Xhaferraj me kismet po kap ndonjë karrige deputeti.

Kjo dalje e sotme e Salianjit dhe ndryshimi i qëndrimit për aksionin e opozitës, e fakton më së miri një gjë të tillë.

Këtij grupimi nuk i intereson as Reforma Zgjedhore as reforma të tjera të mëdha me interes për njerëzit dhe për vendin, por u intereson vetëm pazari për karrigen dhe veten e tyre.

Rasti i Salianjit është më evidenti.

 

Po ndodh...

ide