Bruno Fernandes drejt largimit? Manchester United zgjat kontratën deri në vitin 2028

27 November 2026, 23:53 / SPORT ALFA PRESS

Bruno Fernandes drejt largimit? Manchester United zgjat kontratën deri

Manchester United ka aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës së Bruno Fernandes deri në verën e vitit 2028.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Athletic”, duke theksuar se të dyja palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re.

Me këtë lëvizje, klubi anglez ka fituar kohë dhe ka shmangur rrezikun e humbjes së mesfushorit portugez me parametra zero verën e ardhshme.

Megjithatë, aktivizimi i kësaj klauzole nuk e përjashton mundësinë e shitjes së futbollistit gjatë merkatos së verës.

Nëse kapiteni vendos përfundimisht të mos firmosë një marrëveshje të re, largimi i tij në tregun e transferimeve duke nisur nga muaji qershor konsiderohet shumë i mundshëm. Në këtë skenar, Manchester United garanton se nuk do ta humbasë lojtarin pa pagesë në vitin 2027.

Kështu, klubi siguron përfitime financiare në arkën e tij, në rast se palët vendosin të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Po ndodh...

ide