‘PD, armiku i dorëzuar pa nisur fushata’/ Analisti Roland Lami: Primaret përçanë demokratët

26 Mars 2025, 23:22 / POLITIKË ALFA PRESS

‘PD, armiku i dorëzuar pa nisur fushata’/ Analisti Roland Lami:

Për analistin Roland Lami, është e trishtë që kemi një opozitë që nuk ka frymë, strategji për të ardhur në pushtet jo për të mbajtur vendin e dytë të sigurt.

“Kotësia e fushatës nuk vjen nga fakti si reagon qeveria, por vjen nga kundërshtari që është futur i dorëzuar në këtë fushatë. Dha mesazhin që në vend që listat të ishin mekanizëm për të karikuar individë që kanë mbështetës, tregon frymën pesimiste që është futur kjo parti e cila ka një objektiv modest.

Është e trishtë që kemi një opozitë që nuk ka frymë, strategji për të ardhur në pushtet jo për të ,bajtur vendin e dytë të sigurt. Kjo është cështja dramatike.”

Analisti Lami komentoi fushatën e PD duke e quajtur arkaike, tradicionale dhe aspak fancy, ndërkohë për Ramën u shpreh se ka kuptuar se të bësh fushatë në Tiktok ngjit te audienca.

Më tej, Lami shtoi se primaret sollën përcarje në PD në vend që të krijonin kohezion.

“Shih cfarë po ndodh në idejimin e fushatës, del vetëm Berisha ashtu si në PS ku del vetë Rama. Jemi futur prej vitesh në njëjtën gjë. Stofi i zgjedhur është arkaik, tradicional, aspak fancy, ndërkohë Rama ka kuptuar që të bësh fushatë në Tiktok dhe ngjit.

Së dyti flet për Shqipërinë madhështore, por nuk tregon se ku qëndron madhështia. Së treti ka figura të rëndësishme brenda PD që nuk dëgjohen më. Së fundmi, primaret që u bën në kohën e gabuar në vend që të krijonin kohezion, krijuar fallsitet, kritika, shpërthyen zëra që janë kundra opozitës. Këto arsye e bëjnë arkaike, demode, me një ligjërim të vjetër, duket sikur është fushata e 2005 jo e 2025.”