
“Programi i Koalicionit Euroatlantik, më i miri në 35 vite”, Basha: Kemi vendosur në qendër të vëmendjes familjen, shtresën e mesme, sipërmarrjen, rininë shqiptare

Lulzim Basha, thotë se Koalicionit Euroatlantik dhe numri 4 në fletën e votimit ka ekip, ka alternativ, ka një lidhje qytetare që e ndjen dhimbjen e familjeve shqiptare, hallet e prindërve shqiptarë dhe brengat e gjyshërve e gjysherve.
Në videon e postuar nga intervista në emisionin “N’SPAK”, Basha shprehet se ky program i kupton shpresat e rinisë shqiptare dhe u jep përgjigje nevojave të tyre.
Ai gjithashtu thotë se ekspertë të CDU-së gjermane e kanë cilësuar si programin e parë të vërtet të djathtë në Shqipëri. Sipas Bashës, ky program dhe kjo frymë politike janë e vetmja rrugë për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë për të gjithë.
Fjala e Bashës
Me Koalicionin Euroatlantik, numri 4, ka program, ka ekip, ka alternativë, ka një grup njerëzish, një lidhje qytetare që e ndjen dhimbjen e familjeve shqiptare, i ndjen hallet e prindërve shqiptarë, i ndjen brengat e gjyshërve dhe gjysheve tona. I kupton, sepse përpiqet t’i kuptojë shpresat, ëndrrat, por edhe shqetësimet e rinisë shqiptare, se këta as përpiqen t’i kuptojnë shqetësimet e rinisë shqiptare, dhe ju jep përgjigje me një program të cilin duhet ta them, CDU-ja gjemane, kur ne e shpallëm vitin e kaluar, ekspertë të CDU-së gjermane thanë: është programi më i mirë në 35 vite në Ballkan dhe programi i parë, vërtet i djathtë i Shqipërisë, që vendos në qendër të vëmendjes familjen, shtresën e mesme, sipërmarrjen, rininë shqiptare. Pra, ato vlera që ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128