Replikat mes Ramës dhe Bashës në rrjet, revoltohet Dash Shehi: E bëjnë për klikime, jo për politikë...

24 Mars 2025, 18:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Replikat mes Ramës dhe Bashës në rrjet, revoltohet Dash Shehi: E

Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, z. Dashamir Shehi, ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Shehi tha se Rama dhe Basha kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet.

Reagimi:

Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr. Unë nuk do e bëja kurrë. Ne gjykohemi këtu për punën e shtetit, jo për meme.

Të dy, ky dhe ai tjetri që është kryeministër e kanë degraduar politikën në këto lloj nivele, unë sdo e bëja kurrë as për një milionë klikime të bija në këtë nivel gallate.

Kot i bien në qafë rinisë së Big Brother dhe Tik Tok. Këto i edukojnë rininë me këtu që bëjnë. Policia jonë në fakt është dramatike dhe tragjike. Unë s’jam kundër që ata ta pranojnë sensin e humorit. Por jo në këto lloj nivelesh”, tha Shehi për A2.

 

Po ndodh...