
Seanca për inceneratorin e Tiranës/ Edhe Taulant Tushe si Erion Veliaj: Më kanë burgosur pa gjyq

Në GJKKO po mbahet seanca për inceneratorin e Tiranës për të cilin pak javë me parë prokuroria e posaçme shpalli pretencën.
Taulant Tushe nuk ishte i pranishëm, por nëpërmjet avokates së tij kishte shkruar një letër për të cilën u lexua në salle.
Tushe: Mua më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë, por edhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bënim më të mirën. Për këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne si Bashki për aq sa na takoi bëmë detyrën tonë. Me këtë standard që keni vendosur ju edh punonjës të tjerë të administratës, mund të ndihen të rrezikuar dhe frikësuar. Kërkoj të shpallem i pafajshëm.
Letra u lexua nga avokatët e tij mbrojtës të cilët pretenduan përpara gjyqtares Elsa Ulliri se prokurori Dritan Princi, ka ngritur një fabul të pavërtetë që sipas tyre, zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe të Ministrisë se Mjedisit kishin rënë dakord paraprakisht dhe më herët se do nisnin procedurat për koncesionin.
Për Taulant Tushen, ish drejtor në Bashkinë Tiranë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite e 8 muaj burg në rast se gjendet fajtor.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128