
Shkarkimi i Çuçit, Meta: Kokë turku, lidhjet e bandave janë të lidhur me ministra e kryeministrin

Kreu i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.
Në fjalimin e tij për mediet Meta tha se shkarkimi i Nanos ishte një vendim i çuditshëm por i zakonshëm nga qeveria Rama.
“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm.
Në një kohë ku priteshin përgjegjësi më të larta politike. Është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës. 10 muaj më parë ai u promovua me entuziazëm si një prurje e re dhe shpresëdhënëse. Nuk besoj se ka naiv në këtë vend që të besoj që drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi. Hëngshin kokat me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin.”, tha Meta
-
-
Porti i Durrësit/ BE: Po monitorojmë, duhet transparencë
31 Gusht, 12:09

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128