“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

28 Mars 2025, 12:28 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota

Sali Berisha, 80 vjeç, garon në zgjedhjet e 11 majit si kandidat për kryeministër duke kërkuar një rikthim për herë të tretë në pushtet, pasi shërbeu si president i vendit në vitet 1992-1996 dhe si kryeministër nga 2005-2013-ën.

Partia Demokratike përjetoi një përçarje të fortë gjatë viteve të fundit dhe Berisha, një themelues i saj, luftoi për të rimarrë drejtimin pasi e gjeti veten të përjashtuar nga partia pas sanksionimit nga si person “Non grata”.

Pas sanksionimit nga administrata Biden ai u mor nën akuzë nga (SPAK) për  korrupsion, ndërsa të dyja ngjarjet i cilësoi si të nxitura politikisht, duke akuzuar kundërshtarin politik Edi Rama për një komplot me miliarderin amerikan Xhorxh Soros.

Pas ardhjes së administratës së re amerikane, Berisha jo vetëm po në heqjen e këtij sanksioni, por po tenton të krijojë për veten dhe partinë e tij imazhin e konservatorizmit duke importuar tezat dhe sloganet e fushatës së presidentit Donald Trump dhe lëvizjes së tij ‘MAGA’.

Në këtë frymë punësoi si strateg të fushatës së PD-së, me një kontratë që ende nuk është transparente, një nga këshilltarët e fushatës së Trump, Chris LaCivita. Në daljen e vetme publike në Tiranë, LaCivita e quajti Berishën “një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe i cili do të punojë me sukses me Presidentin Trump” ndërsa kryeministrin Edi Rama si “marionetë e Soros”.

PD përshtati gjithashtu sloganin e fushatës së Trump, “Shqipëria Madhështore”, inicioi politika konservatore ‘pro familjes’ e kundër kulturës liberale dhe paralajmëroi vendimmarrje për zhbërjen e reformës në drejtësi nëse vjen në pushtet.

Në kontrast me linjën konservatore që po ndjek PD-ja, në koalicionin e drejtuar prej saj, “”, është dhe Partia e Lirisë, një parti me taban të majtë e drejtuar nga një ish-kryeministër socialist, dhe disa parti të tjera të vogla me programe politike që shkojnë nga e majta në të djathtë.

Po ashtu,  veladoni i trumpizmit mbulon një program elektoral më shumë social, ku në një vend të vogël e të varfër si Shqipëria me probleme social-ekonomike, përkthehen në premtime për rritje pensionesh, rrogash, mbështetje e bujqësisë, shëndetësisë, zgjidhje e problemit të pronave, etj..

Retorika politike e Berishës në këto zgjedhje cilësohet nga njohësit e politikës si absurde, premtimet e tij si të pamundura, por edhe të rrezikshme në disa raste, për sa i përket të drejtave të njeriut.

Tezat trumpiste konsiderohen si të papërshtatshme për realitetin shqiptar nga politikanë me përvojë dhe ekspertë të politikës.

Ish aleati i PD-së, Dashamir Shehi, që drejton Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, një parti e spektrit të djathtë, i tha BIRN-it se nuk besonte se mbartja e ideve trumpiste do të luante ndonjë rol në elektorat.

“Shqipëria madhështore është një lloj absurdi për Shqipërinë, një vend me një dimension të vogël, me 2 milionë banorë”, tha Shehi, duke e parë këtë tezë në ‘kontrast të madh’ me realitetin me të cilin përballen shqiptarët.

Sipas tij, sistemi elektoral shqiptar nuk ndikohet nga këto slogane sepse, “sistemi këtu është klientelist dhe kapilar, ku partitë e vrasin mendjen si të mbledhin votat”.

“Ndarja ideologjike ka rënë me kohë”, këmbëngul Shehi duke shtuar se “nuk shikoj ndonjë projekt apo zgjidhje nga PD-ja, përveçse një përpjekje për të bërë kundërbalancë ndaj qeverisë”.

Për Shehin, i cili ka një përvojë të gjatë në politikë, tezat e Berishës janë ndonjëherë të ekzagjeruara dhe deri diku dhe të padrejta.

Ai merr si shembull çështjen e pronave, të cilën Berisha premton se do ta zgjidhë përfundimisht nëse rivjen në pushtet.

“Për sa kohë pronat do të trajtohen si koncept elektoral, prona s’do të shkojë asnjëherë tek i zoti sepse prona është koncept i së drejtës, koncept ekonomik dhe moral”, tha Shehi.

Edhe për Afrim Krasniqin, drejtues i Insitutit për Studime Politike, një fushatë amerikane në një kontekst shqiptar nuk funksionon.

“Berisha vijon të jetë një person ‘non grata” nga dhe është përpjekur që në këtë fushatë elektorale të përdorë një politikë të dukshme publike proamerike për të kompensuar këtë lloj goditje politike që i është dhënë dhe për të përdorur tezën se ndryshimi politik në SHBA do të reflektohet dhe në Shqipëri”, tha ai.

Por sipas tij, pavarësisht sloganit të ngjashëm nësë krahasojmë situatën në SHBA, retorikën e përdorur  dhe problematikën, nuk ka asnjë lidhje me situatën në Shqipëri.

“Koncepti i MAGA për të bërë SHBA një shtet të fortë lidhet me një superfuqi, rrethana krejt të tjera, faktorë ekonomikë, çështje identiteti dhe në këtë kuptim është më shumë përpjekje për imazh, spektakël elektoral, se sa realisht një lloj imitimi i fushatës amerikane”, sugjeroi Krasniqi.

Në këtë kontekst, argumenton më tej ai, “ajo që e bën fushatën në Shqipëri është lideri, ekipi dhe programi dhe këto tre elementë në PD nuk kanë ndryshuar – pasi ka një riciklim të figurave, programeve dhe liderëve”.

Gjithsesi Krasniqi vë në dukje disa elementë pozitiv të fushatës së PD-së, që lidhen me tryezat e zhvilluara për diskutimin e programit elektoral, në lidhje me aspekte ekonomiko-sociale, diskutime që adresojnë grupe të ndryshme në shoqëri.

Tezat e importuara nuk gjejnë terren

Kur Berisha flet për “Shqipërinë Madhështore” e krahason atë me një pikturë të piktorit kubistit shqiptar “Shqipëria fantastike”, që tregon disa elementë të peisazhit, kulturës dhe historisë shqiptare.

Por kur vjen puna tek premtimet elektorale ‘Shqipëria fantastike’ përkthehet në rritje pensionesh e rrogash, për t’u krahasuar me nivelin e vendeve të rajonit, apo për rritje të buxhetit të shëndetësisë dhe mbështetje të bujqësisë.

Kur Trump fliste për “MAGA” (të bëjmë Amerikën të madhe përsëri), ai i referohet fuqisë ekonomike dhe politike të SHBA-ve në një kontekst global, si një nga shtetet me rol dominues që nga Lufta e Parë Botërore.

e sheh sloganin e Berishës si një akt të sforcuar dhe të papërshtatshëm për kushtet e Shqipërisë dhe as të lidhur me konservatorizmin.

Në kontekstin shqiptar funksionon, sipas tij, “fokusimi tek problematikat e brendshme, shtrirja tradicionale, aftësia për t’u paraqitur i reformuar dhe për të krijuar besim, [si dhe] për të krijuar idenë e një ndryshimi në favor të interesi madhor”.

“Këto elementë praktikisht nuk paraqiten në konceptin e ‘MAGA’-s, sepse Shqipëria nuk ka konflikt me vendet rajonale dhe nuk ka fuqi ekonomike për të imponuar asgjë”, thotë Krasniqi.

Ai sugjeron se një slogan për një ‘Shqipëri normale’ do të ishte më efektiv.

Konservatorizmi si tezë populiste

Zhvendosja e PD-së drejt konservatorizmit trumpist erdhi në mënyrë graduale, me deklarata pro familjes dhe kundër kulturës liberale, si dhe me përqafimin e fushatës ‘Trump-Musk’ kundër institucioneve të tilla si USAID, të cilat, kanë shërbyer si degë e diplomacisë amerikane përgjatë shumë dekadave dhe që administrata e re ka vendosur t’i mbyllë.

Deputetët e kësaj partie ndërmorën dhe një nismë ligjore në Kuvend, që në thelb sanksiononte se në Shqipëri ka vetëm dy gjini, nismë që aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë të rrezikshme për komunitetin + dhe pse është praktikisht e panevojshme, pasi ligji shqiptar në fuqi njeh vetëm dy gjini.

, aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI+ e sheh si shqetësuese përdorimin e retorikës homofobike dhe transfobike në fushatë elektorale nga disa parti dhe politikanë.

“Po bëhet një mjet për të fituar vëmendje, për të polarizuar shoqërinë dhe për të tërhequr votues që ndihen të frikësuar ose të pasigurt për të ardhmen”, tha ajo, ndërsa shtoi se “kur partitë nuk kanë një program real, për zhvillimin ekonomik apo mirëqenien e qytetarëve, ata përdorin grupet vulnerabël si ‘armikun e brendshëm’ për të larguar vëmendjen nga problemet reale”.

Sipas saj, Berisha është një lider që përdor çdo mjet në favor të pushtetit edhe kur ato dalin në kundërshtim me qëndrimet e tij të mëparshme.

“Ironia është se pikërisht ky njeri, që sot bën fushatë me panik moral kundër personave ë dhe jo-binarë, është i njëjti që në vitin 2010 ka firmosur Ligjin Kundër Diskriminimit, një nga ligjet më përparimtare në rajon, i cili njeh identitetin gjinor si një nocion ligjor të mbrojtur”, thekson Karaj.

Përdorimi i homofobisë si tezë politike edhe nga figura të tjera politike, sipas Karajt është i rrezikshëm për komunitetin LGBTI+.

“Janë teza të rrezikshme që jo vetëm dëmtojnë komunitetin tonë, por edhe zbehin cilësinë e debatit publik”, thekson ajo, duke shtuar se “qytetarët janë të lodhur nga homofobia e ricikluar si armë politike, nga premtimet boshe dhe nga përpjekjet për të krijuar “armiq imagjinarë” për të mbuluar dështimet reale”.

Ndërsa për Afrim Krasniqin, në Shqipëri nuk ka parti konservatore bazuar në elementet me të cilat matet konservatorizmi si kocept politik, i cili lidhet me identitetin kombëtar dhe nxitjen e ekonomisë së tregut.

Ai nuk e sheh këtë koncept të partisë konservatore tek forcat politike në Shqipëri.

“Nuk janë nacionaliste, nuk kërkojnë identitet sepse bëjnë koalicion me këdo, nuk nxisin ekonominë e tregut si prioritare, po përkundrazi premtojnë ndihma shtetërore për të gjithë kategoritë, dhe nuk janë parti që i japin prioritet familjes, atdheut, simboleve të shtetit,” tha ai.

“Përkundrazi janë gjithmonë e më shumë globaliste në sjelljen e vet”, përfundoi Krasniqi.

Po ndodh...