Protestat në ditën e 66-të, Rama nis pushimet në Dhërmi, dalin pamjet e kryeministrit me skaf në det
4 August 2026, 13:36 / POLITIKË
Kryeministri Edi Rama është filmuar këtë të martë në ujërat e Dhërmiut, teksa bënte xhiro me skaf përgjatë bregdetit të jugut.
Rama shfaqet me kapele dhe syze dielli, i relaksuar, ndërsa shijon ditën në det në shoqërinë e bashkëshortes. Në skaf dallohen edhe dy fëmijë të vegjël.
Gjatë javëve të fundit, në tubimet e protestuesve është pretenduar disa herë se protestat e kishin detyruar kryeministrin të ndryshonte axhendën e tij verore. Megjithatë, pamjet e publikuara sot sugjerojnë se, pas mbylljes së sesionit parlamentar, Rama ka nisur pushimet verore dhe po i kalon ato në bregdetin e jugut.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128