Protestës i bashkohet edhe Vlora, studentët bojkotojnë mësimin dhe nisin marshimin nëpër qytet
15 October 2026, 10:59 / AKTUALITET

Studentët e Vlorës janë ngritur në protestë, duke kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve të tjerë në këtë nismë.
Edhe pse protesta ishte parashikuar të niste në orën 12:00, një grup studentësh kanë marshuar më herët nga Xhamia e Plumbit në drejtim të Universitetit “Ismail Qemali”, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Humane.
Studentët janë futur në klasa, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë të ndërpresin mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Protesta në Vlorë zhvillohet në mbështetje të lëvizjes studentore, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një pjesëmarrje më të gjerë dhe nëse bojkoti do të përfshijë edhe studentë të fakulteteve të tjera të Universitetit “Ismail Qemali”.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
Nga Kimete Berisha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
