Supë me panxhar

Përbërësit:
2 panxharë mesatar
1 patate e vogël
1 karrotë
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1.5 litër lëng perimesh ose ujë
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë çaji uthull molle / lëng limoni
1 lugë çaji kopër ose majdanoz
2 lugë gjelle kos / krem pana
Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë karrotën, pataten dhe panxharin. I përziejmë për disa minuta dhe më pas hedhim lëngun e perimeve ose ujin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për rreth 25-30 minuta, derisa perimet të jenë zbutur. Pasi perimet të jenë zier, përdorim një blender dore për ta bërë supën kremoze (nëse dëshirojmë një teksturë më të trashë, mund ta lëmë pa e kaluar në blender). Në fund shtojmë uthullën e mollës ose lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë, me pak kos ose krem pana sipër dhe spërkatje majdanozi.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
