
15 vite pas lidhjes së tyre të përfolur, Jessica Simpson dhe Jeremy Renner flirotjnë në rrejtet sociale

Pesëmbëdhjetë vjet pas lidhjes së tyre të përfolur, Jessica Simpson dhe Jeremy Renner po flirtojnë në rrjetet sociale, duke ndezur thashethemet për një romancë të mundshme. Gjithçka filloi kur këngëtarja 44-vjeçare komentoi me një emoji zjarri nën një video të Renner duke punuar pa këmishë më 8 mars.
Vazhdimi erdhi kur këngëtarja e famshme, e cila njoftoi ndarjen e saj nga Eric Johnson janarin e kaluar pas 10 vitesh martesë, përdori rrjetet sociale për të festuar publikimin e EP-së së saj të re, Nashville Canyon, Pjesa 1 shkruante duke e shoqëruar postimin me një imazh të projektit që ishte në vendin e parë në iTunes më 21 mars.
Në komentet e postimit të saj Jeremy Renner shkruante: Urime Jess!!!, duke shtuar tre emoji duartrokitëse dhe një emoji zjarri.
Flirtimi nuk u ndal me kaq. Aktori 54-vjeçar, i cili kohët e fundit u përfol se ishte në lidhje me influencuesin Cassandra "CC" Mason, postoi një tjetër video të tij duke u stërvitur topless më 23 mars, së bashku me nënën e tij, Valerie Shirley, në Instagram, duke shkruar: Seancë e së dielës me mamin. Shërim. Ne duhet t'i bëjmë kockat e saj të forta. Le të kalojmë disa vështirësi, mami!
Jessica Simpson uroi nënën dhe djalin për postimin, duke komentuar: Më pëlqen kjo, mamaja jote është e fortë... Më duhet të shkoj të bëj disa shtytje tani.
Aktori më vonë mohoi se ata kishin qenë duke flirtuar, duke pretenduar se kishin folur vetëm për tre minuta.
"Floktari i saj i bëri flokët mamasë sime, kështu që ne po flisnim për këtë dhe pastaj krejt papritur ne jemi në një lidhje!", kishte thënë ai me shaka.
-
-
-
Vrasjet e fundit në Vushtrri, policia shton kontrollet
26 Mars, 22:02 -
-

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128