Debat i ashpër mes Mirit dhe Selinës: Loja fitohet me pak fytyrë

13 Shkurt 2026, 18:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Debat i ashpër mes Mirit dhe Selinës: Loja fitohet me pak fytyrë

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Mirit dhe Selinës në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke shënuar një krisje të dukshme në marrëdhënien e tyre.

Gjatë një diskutimi të tensionuar, Selina i tha Mirit se mënyra si ai po e trajton ndarjen e raportit të tyre është e njëanshme dhe e padrejtë. Ajo u shpreh se kishte paralajmëruar më herët se do të vinte një moment shkëputjeje, por sipas saj, mënyra si po ndodh po e dëmton raportin që kanë pasur.

“Respektin tim e ke për ditët e mira dhe për raportin tonë. Por loja nuk fitohet kështu. Fitohet me anë njerëzore, me pak fytyrë, karakter dhe personalitet”, u shpreh ajo gjatë debatit.

Selina shtoi se Miri është i gatshëm të bëjë gjithçka për lojën, duke e cilësuar si të “kurdisur”, ndërsa theksoi se ajo vetë po vepron sipas instinktit dhe mënyrës si i vijnë situatat brenda shtëpisë.

Po ndodh...