“Je pa këllqe vëlla, ti shfazohesh kur flet”- Albi Nako “shpërthen” ndaj Romeo Veshajt

6 Shkurt 2024, 22:12 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Je pa këllqe vëlla, ti shfazohesh kur flet”- Albi Nako

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP mes Albi Nakos dhe Romeo Veshajt. Koreografi e akuzoi aktorin se po përdor vajzat pasi nuk mund të përballet dot vetëm.

Po ashtu Albi Nako iu drejtua Romeos duke i thënë se “je pa këllqe dhe se fyen”.

Duket se këto deklarata të papritura e kanë zhgënjyer Romeo Veshajn, i cili iu përgjigj duke i thënë se “je i kamufluar”.

Debati:

Albi Nako: Për mua kemi një Romeo që është i vetëvendosur në shtëpi, i pozicionuar si një babaxhan. I ka hapur krahët të të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto. Ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë që të përballet vetë. Unë mendoj se ky i përdor vajzat sepse…je pa këllqe vëlla. Ti e bën luftën me vajzat sepse nuk e bën dot vetëm. Ti je një njeri që fyen, xhestikulon të tjerët, provokon. Ti je një njeri që shfazohesh kur flet.

Romeo Veshaj: Unë me Albin kemi bërë biseda dhe kemi qeshur, nuk e kuptoj si mund të qeshësh ti me një njeri që ti mendon këtu

Albi Nako: Qesh mirë kush qesh i fundit.

Romeo Veshaj: Në momentin që unë kam dalë i preferua, Albi  më ka thënë që më bëhet qejfi por vetëm për ty. Por ti je një njeri…është ai kamuflazhi e kemi diskutuar që unë prisja dita ditës dhe nuk e kuptoja ku do të dalësh. Kaq kisha unë Albi Nako.

 

Po ndodh...