Milaim Zeka : I vetmi njeri që ka një strategji është Gjesti, ndërsa Egli…

26 Mars 2025, 19:03 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Milaim Zeka : I vetmi njeri që ka një strategji është

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.

Më shumë se 90 ditë në Big Brother VIP kanë kaluar, si do t’i përshkruante Milaimi?

"Aty çdo gjë që po zhvillohet është dhe trishtuese edhe interesante, i vetmi njeri që ka një strategji të caktuar në Big Brother është Gjesti, prej fillimit që ka hyrë ka thënë që unë nuk kam ndonjë shkollim, dashuria ime ka qenë lopa. Ka pasur një raport jashtëzakonisht të keq me babain e tij. Ka folur për jetën e tij  dhe fëmijërinë në mënnyrën më të sinqertë. Arsyeja që pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk dinë të dhurojnë dashuri është problemi që ata si fëmijë nuk kanë përjetuar dashuri nga prindërit e tyre. 

Nëse ne nuk kemi përjetuar dashuri nga prindërit tanë kur kemi qenë fëmijë ne nuk dimë t’i falim dashuri asnjë femre, shoku apo shoqje dhe kjo është mungesa jonë sepse vakumi ynë shpirtëror është bosh. Nuk është i mbushur me asgjë."

Duke u rikthyer edhe njëherë tek Gjesti, Milaim Zeka tha:

"Gjesti është treguar njeri me strategji, i cili i ka treguar edhe Eglit që nuk ndjen asgjë për të. E respekton dhe e nderon por nuk ndjen asgjë në aspektin e dashurisë. Unë e kam thënë që prej fillimit që Egli e ka pasur Gjestin vetëm si fiksim por jo si dashuri."

Milaimi tha se sipas tij personazhi që është spikatur më shumë është Gjesti.