Ofendoi rëndë Arbanën, Ola bën deklaratën e papritur: Eduart Grishaj është kushëriri im
5 Maj 2026, 10:02 / SHOWBIZ

Përplasja e fundit në “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Ola iu drejtua me një fjalor fyes moderatores Arbana Osmani.
Fjalët e përdorura prej saj u konsideruan të rënda dhe kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ngjarja mori një tjetër kthesë pas një deklarate të papritur nga Ola, e cila pretendoi se ka lidhje familjare me bashkëshortin e moderatores, regjisorin Eduart Grishaj.
Para banorëve të tjerë, ajo u shpreh: “Eduart Grishaj është kushëriri im”.
Kjo deklaratë riktheu në vëmendje edhe një fragment nga një intervistë e vjetër televizive e regjisorit me moderatorin Arian Çani.
“Je me origjinë nga Bajza, pra në veri të Shqipërisë e cila është një zonë në kufi me Malin e Zi,” ka qenë pyetja që Çani i drejtoi atij.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128