
Shakira shtrohet në spital, anulon koncertin në Lima

16 Shkurt 2025, 23:48 / SHOWBIZ
Këngëtarja kolumbiane Shakira është shtruar në spital për shkak të një problemi me stomakun, duke e detyruar të anulojë koncertin e saj në Lima, i cili ishte planifikuar për të dielën.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh keqardhjen që nuk mund të paraqitej, duke thënë se mjekët i kishin rekomanduar që të pushonte.
Në të njëjtën kohë, ajo siguroi audiencën e saj se tashmë po punon me ekipin e saj për të planifikuar një datë të re.
Shakira mbërriti në Peru mbrëmjen e së premtes si pjesë e turneut të saj në Amerikën Latine, pas dy shfaqjeve në Brazil.
Turneu, i cili shoqëron albumin e saj të ri Las Mujeres Ya No Lloran, do të vazhdojë në maj dhe qershor në Shtetet e Bashkuara.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128