"U grabit talenti", Billie Eilish akuza të rënda ndaj çmimeve Grammy

4 Shkurt 2025, 13:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS
"U grabit talenti", Billie Eilish akuza të rënda ndaj

Billie Eilish, e cila ishte në garë për çmime në shtatë kategori në Grammy-t e këtij viti, përfshirë tri nga kategoritë më të mëdha, shpreh zhgënjim pas humbjes në të gjitha kategoritë për të cilat ishte nominuar. Kënga e saj më e fundit “Birds of a Feather”, një hit global, u nominua si kënga dhe rekordi i vitit, por nuk fitoi asnjë çmim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eilish ngre akuza se ndarja e çmimeve nuk është bërë duke vlerësuar talentin. “U GRABIT TALENTI. ‘BIRDS OF A FEATHER’ humbi në të gjitha kategoritë për të cilat ishte nominuar në #GRAMMY,” shkroi ajo.

Ky reagim ka shkaktuar diskutime rreth mënyrës se si ndahen çmimet dhe ndoshta përkushtimin ndaj talentit të artistëve në vend të faktorëve të tjerë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128