
Vdes në moshën 24-vjeçare ylli koreano-jugor i Netflix Kim Sae Ron

Ylli koreano-jugor Kim Sae Ron u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Seul në moshën 24-vjeçare.
Sipas raportimeve, trupi i aktores u gjet nga shoku i saj i cili kishte një takim të planifikuar me të. Autoritetet janë duke kërkuar për shkakun e vdekjes, por asnjë provë për vrasje nuk është gjetur.
Sae Ron u bë e njohur për rolet e saj në The Man from Nowhere dhe serialin e Netflix, Bloodhounds.
Ylli i Netflix, e cila filloi karrierën e saj në moshën nëntë vjeçare, u përball me reagime të mëdha dhe një shkëputje nga aktrimi pasi u përfshi në një incident me makinë në gjendje të dehur që ndodhi në maj 2022.
Për incidentin, ajo u gjobit rreth 13,850 dollarë, sipas NEW YORK POST.
Pasi bëri përpjekje për t’u rikthyer në aktrim, ku përfshihej edhe roli i saj në serialin e vitit 2023, Bloodhounds, Kim vazhdoi të përballej me vështirësi në industri. Ajo thuhet se po planifikonte gjithashtu të kthehej me një emër të ri dhe së fundmi përfundoi xhirimet e Guitar Man.
Rolet e tjera të famshme të Kim-it që fituan zemrat e fansave të saj janë në filma si A Brand New Life, The Man From Nowhere, A Girl at My Door dhe drama Listen to My Heart.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128