“Shqiptarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë…
Ka nisur protesta e 87 ku shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesë e tubimit është bërë edhe një emigrant nga Gjermania i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke vënë theksin në situatën e vështirë që prej dekadash vuajnë shqiptarët.
Ai u ka bërë thirrje edhe socilalistëve dhe demokratëve të largohen nga kupola drejtuese e partisë.
“E gjithë shoqëria që ndodhet në emigrim i është bashkuar protestës për të gjithë arsyet që protesta ka nisur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë ndodhem prej tre ditësh.
Fytyrat e njerëzve tregojnë qartë gjendjen ku është situata në Shqipëri. Është një situatë e pashpresë, njerëz që vuajnë në dyert e spitaleve dhe institucioneve dhe prej dekadash nuk marrin zgjidhje. Kjo është ajo që e ka bërë që protesta të jetë kaq e përhapur
Baza e PS duhet të largohet nga kupola. Ta mbajnë PS ta përmirësojnë, pjesa e PD të ndahet gjithashtu nga kupola dhe drejtuesit që i kanë gënjyer. Gënjehen për një vend pune”, u shpreh ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128