“Shqipëria kërkon rotacion të vërtetë, jo Kastën e vjetër”/ Mërtiri: Rikthimi i studentëve mund të sjellë mosbindje civile
Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë për News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta që ka arritur ditën e saj të 87-të, riorganizimi i mazhorancës pas takimit dyditor në Pogradec, si dhe e ardhmja e opozitës dhe roli i drejtësisë.
Sipas Mërtirit, deklaratat e kryeministrit Edi Rama se opozita nuk ka forcë ta rrëzojë janë një përpjekje për të përcjellë mesazhin se ai nuk ka një zëvendësues në skenën politike. Analisti theksoi se i vetmi faktor që e mban Ramën në pushtet është prania e Sali Berishës përballë tij.
“Për sa kohë njerëzit zëvendësuesin e duan edhe më pak se atë që është në pushtet, ai që është në pushtet qëndron. Ky është problemi me politikën shqiptare prej vitesh. Njerëzit nuk janë gati që Ramën ta zëvendësojnë me Berishën, ndaj protestuesit kërkojnë dorëheqjen e të dyve. Po të ikë Berisha, Rama mbetet pa garancinë e tij kryesore,” deklaroi Mërtiri.
Protesta e 87 ditëve në shesh, sipas analistit, tregon një qëndrueshmëri dhe dinjitet të lartë qytetar përballë një politike të kapur. Mërtiri parashikoi se muaji shtator mund të rrisë tensionin politik dhe masivitetin në shesh me rikthimin e studentëve dhe nisjen e punimeve të Kuvendit.
“Protestës nuk i mungon asgjë, i mungon reagimi nga një realitet politik i kapur. Në shtator, me rikthimin e rinisë dhe nisjen e seancave parlamentare më 10, 17 apo 24 shtator, prania e mijëra qytetarëve te dera e Kuvendit do ta bëjë të pamundur menaxhimin nga ana e policisë. Kjo mund të prodhojë mosbindje civile dhe një krizë më të gjerë institucionale,” tha ai.
Analisti nënvizoi se opozita po shtiret sikur nuk e lexon drejt kërkesën e sheshit, i cili kërkon rotacion të plotë të klasës së vjetër politike.
“Berisha bën sikur nuk e dëgjon thirrjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’. E vetmja mënyrë se si ai mund t’i ndihmojë kësaj proteste është të dorëhiqet. Dorëheqja e tij do të çlironte energji të reja, do të ngjallte optimizëm dhe do t’i hiqte Ramës arsyetimin kryesor për të qëndruar në pushtet,” theksoi Mërtiri.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128