“Të dua, por më ke lënduar”/ Vrau partneren dhe më pas veten, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës
Sipas mediave greke, persona nga rrethi familjar i viktimave kanë folur për herë të parë për ngjarjen, ndërsa një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, hedh dritë mbi marrëdhënien mes tyre.
Të afërmit e të dyja palëve kanë mbetur të tronditur nga tragjedia. Sipas dëshmive, 50-vjeçari e kishte ndjekur sistematikisht viktimën dhe dyshohet se e kishte kërcënuar edhe me armë.
“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, ai e gjente përpara saj”, tha një familjare e viktimës.
Sipas saj, Allmuça dyshohet se i kishte dërguar 45-vjeçares një fotografi ku shfaqej me armë, të shoqëruar me kërcënime.
“Ai i kishte dërguar një foto me një armë në kokë, ku i thoshte: ‘Do të vras veten dhe do të të vras ty’”, tregoi ajo.
Të afërmit i kishin sugjeruar Lulietës të denonconte rastin në polici.
45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me 50-vjeçarin pasi mësoi se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas ndarjes, sjellja e tij dyshohet se u bë gjithnjë e më agresive.
Sipas një miku të tij të afërt, para se të shkonte në banesën e viktimës, ai u takua me vajzën e tij dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që e shihte.
“Ai takoi vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Ti je jeta ime. Por ti më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja që të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi miku i tij.
Më pas, Allmuça u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i la para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre.
“Ai u kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan, i la disa para dhe i tha të kujdesej për fëmijën”, tregoi ai.
Pak më vonë, 50-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku jetonte 45-vjeçarja dhe priti derisa ajo të dilte. Sipas raportimeve, ai e befasoi gruan dhe e qëlloi për vdekje.
Një banor i zonës përshkroi për median greke momentet menjëherë pas të shtënave.
“Fillimisht dëgjova një britmë gruaje dhe më pas një tjetër të shtënë. Në total ishin katër të shtëna. E katërta u dëgjua shumë fort pranë derës sime. Kur zbrita poshtë, gruaja ishte e shtrirë përmbys dhe fytyra e saj ishte e mbuluar me gjak”, tha ai.
Pas vrasjes së 45-vjeçares, 50-vjeçari i dha fund edhe jetës së tij.
Sipas dëshmive të personave të afërt, viktima kishte shprehur më herët frikën nga sjellja e tij dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë edhe ndërrimin e bravave të banesës.
Vajza e 45-vjeçares u ka thënë autoriteteve se ishte në dijeni për marrëdhënien e nënës së saj me 50-vjeçarin dhe se ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.
Nëna e saj kishte shprehur shqetësimin për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe që i shkaktonte vazhdimisht probleme.
“E dija që mamaja ime kishte qenë në një lidhje kohët e fundit. Ajo më kishte thënë se ishte ndarë në fund të shkurtit. Ishte e shqetësuar për sjelljen e këtij burri, sepse ai i shkaktonte vazhdimisht probleme. Më kishte thënë se ishte jashtëzakonisht xheloz”, dëshmoi ajo.
Edhe vajza e Allmuçës ka folur për tragjedinë, duke thënë se është e tronditur nga ajo që bëri babai i saj.
“Jam e shokuar nga i gjithë ky incident. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë. E humba babain tim, por nga ana tjetër nuk mund ta injoroj faktin që ai ka bërë keq, që është bërë vrasës. Ai i mori jetën një gruaje dhe nënës së një vajze të moshës sime”, tha ajo.
“Jam shumë e shqetësuar psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk jam përgjegjëse për asgjë dhe simpatizoj dhimbjen e vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja shumë që e gjithë kjo histori të mbaronte këtu, që të qetësoheshim dhe të respektonim dhimbjen tonë, duke vajtuar secili njerëzit që do”, shtoi vajza e Allmuçës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128