1/8 e Champions/ Real e City përballen në Bernabeu, Juve para testit PSV

19 Shkurt 2025, 11:42 / SPORT ALFA PRESS
1/8 e Champions/ Real e City përballen në Bernabeu, Juve para testit

Uefa Champions League njohu 4 skuadrat e para që arritën të kualikoheshin për në fazën e 1/8 të kompetiticionit më të rëndësishëm për klube. Të mërkurën ndërkohë është radha e 4 çifteve të tjera, për të kompletuar kuadrin e 16 skuadrave që do të luftojnë deri në fund për finalen e madhe të Mynihut.

Vëmendja kryesore do të jetë e përqendruar maksimalisht në Santiago Bernabeu, aty ku Real Madrid e Manchester City do të duelojnë në aktin e dytë, të asaj që mund të konsiderohet si finalja e parakohshme e kësaj faze. Real vjen me avantazhin 3-2 të ndeshjes së 1 jave më parë, por brenda këtyre 7 ditëve duket se gjërat kanë ndryshuar në kahe të kundërta. Skuadra e Ancelottit nuk arrin dot një fitore në La Liga prej 3 javësh, gjë e cila bëri që të humbasë primatin si dhe është e përfshirë, në një zhurmë të madhe mediatike pas polemikave lidhur me arbitrimin në sfidën Osasuna-Real Madrid. Në krahun tjetër City mori në fitore të rëndësishme me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Newcastle me teknikun Pep Guardiola që deklaroi para sfidës me mbretërorët se shansat për kualifikim mund të jenë më të pakta për qytetarët, por skuadra e tij do të provojë deri në fund përmbysjen e rezultatit.

Sfidë delikate do të jetë dhe transferta e Philiphs Stadion, ku Juventus do duhet të mbrojë avantazhin 2-1 të arritur një javë më parë në Torino. Ndaj kampionëve holandezë pritet që kualifikimi të mos jetë një detyrë e thjeshtë për “Zonjën e Vjetër”, me teknikun Thiago Motta që pritet t’i besojë edhe njëherë tjetër francezit Kolo Muani në majën e sulmit. Dy skuadrat italiane Milan dhe Atalanta u eliminuan ditën e martë, ndaj është radha e Juventusit tashmë për të kërkuar kualifikimin për në fazën tjetër, në një tjetër duel italo holandez.

Ndërkohë sfidë e lehtë në letër për PSG, e cila triumfoi 0-3 ndah Brest në transfertë 1 javë më parë, ndaj pritet që kalimi për më tej për skuadrën e Luis Enriques të jetë thjesht një formalitet.

Po ndodh...