4 gola të shënuar, por pa fitues! Manchester United shmang humbjen ndaj Everton

22 Shkurt 2025, 16:43 / SPORT ALFA PRESS

4 gola të shënuar, por pa fitues! Manchester United shmang humbjen

Ndeshja e javës së 26-të të Premier League, Everton-Manchester United, ka dhuruar emocione. Barazimi 2-2 nuk i ka lënë plotësisht të kënaqura të dyja skuadrat, sidomos vendësit, që ishin në epërsinë e dyfishtë.

Ngushëlluese mbetet përmbysja për “Djajtë e Kuq”, të cilët u ndëshkuan dy herë, nga Beto 19’ dhe Doucoure 33’. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, 2-0 për Evertonin, ndërsa e dyta ishte tablo krejt tjetër.

Reagimi i skuadrës së Amorim ishte bindës dhe solli kthimin e ndeshjes në barazpeshë.

Fillimisht e ngushtoi rezultatin (2-1) kapiteni Bruno Fernandes 72’, pastaj barazoi (2-2) Ugarte 80’. Në kohën shtesë, VAR-i nuk legjitimoi një penallti të pretenduar nga vendësit.

Me këtë barazim, Evertoni pozicionohet në vendin e 12-të për momentin, me 31 pikë, ndërsa “Djajtë e Kuq” në vendin e 15-të me 30 pikë.

 

Po ndodh...