Njësoj si herën e fundit, Cikalleshi gjen golin e dytë në kampionatin turk

22 Shkurt 2025, 16:25 / SPORT ALFA PRESS

Njësoj si herën e fundit, Cikalleshi gjen golin e dytë në

Sokol Cikalleshi ka shënuar për Adanaspor në Ligën e Parë të Turqisë. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën nga 11-metërshi, ndërsa skuadra e tij gjeti avantazhin kundër Corum.

Penalltia ishte mjaft e kontestuar, ndërsa Cikalleshi e ktheu në festë kur kronometrohej minuta e 46-të.

Ky ishte dhe goli i dytë për Cikalleshin me Adanaspor në kampionat. Kujtojmë se edhe herën e fundit kur shënoi, ishte pikërisht nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Po ndodh...