Lajme flash

Barcelona nuk fal në shtëpi, mposht Osasunën dhe nis shkëputjen në La Liga

28 Mars 2025, 00:05 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona nuk fal në shtëpi, mposht Osasunën dhe nis

Barcelona nuk fal në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 3-0 Osasunën në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të  La Ligës.

Ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 11-të hapi serinë e golave, ndërkohë që në minutën e 21-të, Olmo shënoi me penallti.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Për të vulosur sfidën mendoi Robert Lewandowski. I hedhur në fushë në minutën e 68-të, polaku arriti të tundë rrjetën në të 77-tën, duke sigluar rezultatin 3 -0.

Ekipi i Flick kryeson me 63 pikë, 3 pikë më shumë se Reali ndjekës. Duelin e radhës, Barcelona e luan në shtëpi ndaj Gironës në datën 30 mars.

 

Po ndodh...