Bayer Leverkusen e pandalshme edhe në Kupë, 4 gola i sigurojnë finalen

3 Prill 2024, 23:19 / SPORT ALFA PRESS

Bayer Leverkusen e pandalshme edhe në Kupë, 4 gola i sigurojnë
Bajer Leverkusen në këtë sezon është në garë për të fituar gjithçka në Gjermani.

Nëse titulli kampon edhe pak javë do të bëhet formalitet nga matematika, skuadra e Xabi Alonsos ka mundësinë që të sigurojë edhe trofeun e dytë nga rëndësia, Kupën e Gjermanisë.

“Aspirinat” triumfuan me rezultatin e pastër 4-0, ashtu siç në fakt pritej, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ndaj Dyseldorfit, duke shkuar në finale.

Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë të ndeshjes kur Frimpong, Adli dhe Virtz tundën rrjetën e ekipit të Bundesligës 2 që nuk i rezistoi superfuqisë së kësaj skuadre.

Një tjetër gol i Virtz në pjesën e dytë mbylli diskutimet dhe i dha fitoren 4-0 Leverkusenit që kthehet kështu në finalen e Kupës për herë të parë që nga viti 2020 kur e humbi përballë Bayern Munich.

Në finalen e 25 majit, Leverkusen do të jetë favorite pasi përballë ka Kaiserslauternin e Bundesligës 2.

 

ide