Elita e Kosovës, Llapi zbret nga “froni” Ballkanin, skuadra e Batatinës merr kreun e klasifikimit

31 Mars 2024, 18:13 / SPORT ALFA PRESS

Elita e Kosovës, Llapi zbret nga “froni” Ballkanin, skuadra e
Llapi ka përfituar nga barazimi i Ballkanit, teksa ka marrë vendin e parë në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina mundi pastër 3-0 Lirinë, në sfidën e luajtur këtë pasdite. Bekteshi dhe Maliqi vendosën pjesën e parë, ndërsa në të dytën emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Hyseni. Llapi kryeson me 54 pikë, 1 pikë më shumë se Ballkani.

Barazim 1-1 mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Golit të Elton Cale iu përgjigj Merlaku. Feronikeli kaloi pengesën e Fushë Kosovës, duke marrë 3 pikë falë golit të Cervadikut (1-0). Superliga e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku lufta për titull dhe mbijetesë është e ashpër.



Po ndodh...

ide