
Klubi turk nuk i ndahet sulmuesit shqiptar, përsëri në gjurmët e Manaj

Rei Maanj mund të ndërrojë skuadër në këtë dritare të merkatos. Edhe pse futbollisti ka rinovuar pak kohë me parë kontratën e tij me SIvaspor deri në verën e vitit 2026, mundësia e largimit ekziston ende në ditët e fundit të merkatos që është ende e hapur në Turqi.
Mediat turke bëjnë të ditur se klauzola prej 4 milionë eurosh që i është vendosur në kontratë futbollistit shqiptar, e bën atë një opsion interesant edhe për klubet kryesore në Turqi. Dhe një prej tyre, u është kthyer kontakteve me Sivasporin për të bërë të mundur një transferim.
Bëhet e ditur se Trabzonspori, i cili kërkon të rikthehet ambicioz në kampionatin turk, e sheh Manajn si një sulmues që mund ta ndihmojë në fazën ofensive. Kongolezi Benza mund t’i largohet gjatë verës, pasi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha ndërkombëtare, ndaj Manaj shihet si një zëvendësues i rëndësishëm në repartin e avancuar, të cilit do i duhet kohë për t’u përshtatur ndaj do të nevojitet të integrohet që tani në skemat e ekipit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e fundit të merkatos në Turqi, por emri i Manajt ka filluar të qarkullojë përsëri në portalet që i kushtohen lëvizjeve të lojtarëve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128