LIGA E KONFERENCËS/ Fiton Çelsi, Fiorentina mundet në Athinë! Shënohen 17 gola në 4 ndeshje

6 Mars 2025, 21:26 / SPORT ALFA PRESS

LIGA E KONFERENCËS/ Fiton Çelsi, Fiorentina mundet në

Ndeshjet e para të këtij turi me eliminim direkt në Ligën e Konferencës kanë parë në fushë disa prej ekipeve pretendente për fitoren e trofeut.

Nëse Çelsi ka bërë detyrën me fitoren 2-1 ndaj Kopenhagës në Danimarkë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Fiorentinën, e cila është mundur 3-2 në Athinë përballë Panathinaikosit. Ndërkaq, Betisi nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë fqinjëve të Vitoria Gimaraesh. Kurse Molde shpërdoroi në pjesën e dytë avantazhin e ndjeshëm që kishte krijuar dhe fitoi “vetëm” 3-2.

Betis 2–2 Vitoria Guimaraesh
48′ Bakambu, 75′ Isko / 51′ Santos, 82′ Oliveira

Kopenhagen 1–2 Çelsi
80′ Gabriel Pereira / 47′ Xhejms, 66′ E. Fernandez

Molde 3–2 Legia
12′ Hestad, 17′ Eriksen, 44′ Gulbrandsen / 64′ Çodina, 67′ Lukinjas

Panathinaikos 2–3 Fiorentina
5; Sviderski, 19′ Maksimoviç, 55′ Tete / 20′ Beltran, 23′ Faxholi

 

Po ndodh...