Nga polemikat për vendimin e Brrutit te ecuria e Kombëtares, Eros Grezda: Silvinjo ka bërë ndryshime të guximshme

24 Mars 2025, 20:19 / SPORT ALFA PRESS

Nga polemikat për vendimin e Brrutit te ecuria e Kombëtares, Eros

Ish-futbollisti i KombëtaresEros Grezda, foli para duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës në shtëpi.

Ndër të tjera, Grezda, komentoi edhe polemikat e shkaktuara për vendimin e Brrutit. 

Sot djemtë, pas humbjes zhgënjyese në Londër, janë përgatitur mjaft mirë dhe e dinë rëndësinë e pikëve ndaj Andorrës. Është përfolur shumë për kalimin e Brrutit. Unë e shikojë si një temë që është fryrë më shumë seç duhet. Djali ka bërë zgjedhjen e duhur. Unë e mbështes të gjithë zgjedhjet e tij. Do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Do ketë edhe komente pozitive edhe negative. Anglia është një nga kombëtaret më të forta në botë.

Nuk kishim çfarë të humbnim. Ka qenë leksion i mirë për lojtarët, për të ditur rëndësinë e ndeshjeve në vijim. Do na hapen shumë probleme po u futëm me mendimin që e kemi të fituar këtë ndeshje. Shpresoj në seriozitetin maksimal të lojtarëve. Ndryshimet kanë qenë të guximshme dhe më pëlqejnë. Hoxha ka bërë diferencën sa herë që është futur”, u shpreh Grezda për mikrofonin e “Supersport”.

 

Po ndodh...