
Paraqitjet e Legjionarëve/ Rey Manaj rikthehet te goli, Arbër Hoxha jep asist

Legjionarët kuqezi vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre jashtë vendit. Në fundjavën që lamë pas, Rey Manaj u rikthye te goli në Turqi me skuadrën e Sivassporit.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 26-të në ndeshjen Gaziantep – Sivasspor. Ky ishte goli i tij i shtatë në kampionat gjatë këtij sezoni.
Arbër Hoxha vijon me formën e mirë, teksa këtë herë dha një asist në fitoren 3-1 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës.
Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë dhe asistoi në fundin e takimit për golin e tretë të shënuar nga Kulenovic.
Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi.
Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ylber Ramadani, Jasir Asani, Keidi Bare, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja.
-
Supë krem me mish pule dhe limontoz
17 Shkurt, 08:22

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128