
Shiu nuk ndal tifozët e Kombëtares, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen me Andorrën

24 Mars 2025, 19:45 / SPORT
Shqipëria luan këtë të hënë ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit, ku në shtëpi kundërshtar do të jetë një rival modest si Andorra.
Pavarësisht nivelit të Andorrës, te kuqezinjtë nuk ka vend për nënvlerësim, me ekipin e Sylvinhos që ka vlerësuar në maksimum këtë takim.
Në një lidhje live, gazetarja Trevisa Tufa foli për atmosferën në stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërsa zbuloi edhe numri ne biletave të shitura.
“Pavarësisht motit, tifozët nuk janë ndalur. Kanë zgjedhur të shikojnë kombëtaren, duan të jenë aty. Sot për ta fillon botërori. Ndeshja e sotme është më përcaktuese. Shpresojmë që stadiumi të jetë sa më i mbushur. Sipas informacioneve, janë shitur mbi 17 mijë bileta”- tha Tufa.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128