Shkëmbi me “dorë të hekurt”, të përkëdhelurit e Tiranës në stol

28 Mars 2025, 13:38 / SPORT ALFA PRESS

Shkëmbi me “dorë të hekurt”, të

Tirana humbi ndaj Bylisit në një ndeshje që mund të quhet e turpshme, të paktën për performancën që skuadra tregoi në fushën e lojës. Fakt është që bardheblutë jo vetëm që nuk kishin forcën që të barazonin, por pas penalltisë dhe golit të Bylisit u “tutën” dhe nuk e morën më veten.

Si rrodhën ngjarjet, Tirana jo vetëm që duhet të kënaqet me barazimin, por atë pikë duhet ta konsiderojë të “artë”. Nga minuta e 82- të e deri në fund të lojës, Tirana në çdo moment ka rrezikuar golin e tretë.

Në këto kushte, Shkëmbi duhet t’i kthehet dorës së hekurt dhe të ulë në stol të përkëdhelurit. Trajneri korçar e ka bërë më parë një gjë të tillë, duke vënë në zbatim ndëshkimet. Florjan Përgjoni ndaj Laçit qëndroi në stol dhe ky ishte një ndëshkim për kapitenin dhe mbrojtësin e Tiranës, i cili prej asaj ndeshje është kthyer i mëparshmi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Zharmunin. Lojtari ishte një nga më të ledhatuarit në ekip, por trajneri e hoqi nga loja në fund të pjesë së parë në sfidën e luajtur në Rrogozhinë. Sulmuesi u ndëshkua dhe më pas u detyrua që të kërkonte falje që të mos ndëshkohej. Tani është radha e Shkëmbit që të ndëshkojë ata që e marrin lehtë të qenit titullar te Tirana.

Po ndodh...