VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë, Juljan Shehu shijon kulmin e karrierës në Poloni
21 September 2025, 21:02 / SPORT

Juljan Shehu ka tundur rrjetën në Poloni. Mesfushori i Kombëtares riktheu baraspeshën në takimin që Widzew Lodz luajti në transfertën e Gornik Zabrze.
Ishte minuta e 27-të, kur Shehu dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori shqiptar shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe kërceu mbi të gjithë për të gjuajtur me kokë.
Sfida ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit polak ndërsa në fund Widzew Lodz u mposht 3-2.
Deri tani Shehu ka shënuar tri gola, ndërsa ka asistuar edhe tri të tjerë. Festa me shqiponjë nuk mungoi, menjëherë pasi topi përshëndeti rrjetën.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128