ZYRTARE/ Pas humbjes në Burrel, trajneri i Vorës jep dorëheqjen

10 Mars 2024, 11:19 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Pas humbjes në Burrel, trajneri i Vorës jep dorëheqjen

Merr fund shpejt aventura e trajnerit Klodian Arbëri me Vorën.

Pas humbjes së djeshme në Burrel (2-1), tekniku ka kërkuar largimin, që është miratuar nga klubi duke dalë me një deklaratë zyrtare.

I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arbëri sot kërkoi takim me presidencën e klubit për ofruar dorëheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve, kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit, por trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektojë vendimin e trajnerit Klodian Arbëri për të ia pranuar dorëheqjen. Faleminderit Klodian Arbëri!” – shkruan klubi i Vorës.

Klodian Arbëri mori drejtimin e Vorës në tetor të 2023 duke zëvëndësuar të larguarin Artan Mërgjyshi.

Vora renditet e treta në Kategorinë e Parë duke numëruar 45 pikë në 24 takime.

 

Po ndodh...

ide